Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, merret në mbrojtje Xhisiela Maloku

Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, merret në mbrojtje Xhisiela

Një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun, vajzën e cila ka kallëzuar në komisariatin e Fushë Krujës së është dhunuar dhe kërcënuar nga 24-vjeçari në korrik të këtij viti.

Mësohet se dy efektivë policie janë urdhëruar që prej ditës së djeshme të qëndrojnë pranë banesës së vajzës në Fushë Krujë.

Kjo masë mbrojtjeje vjen një javë pas dëshmisë së ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili tregoi se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit socialist, Rexhep Rraja që të mbyllë dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës.

Po ashtu, ai deklaroi se në këtë moment, i pranishëm në zyrë ndodhej edhe kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Deri tani, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se mbi trupin e vajzës është ushtruar dhunë fizike.

Deri tani, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se mbi trupin e vajzës është ushtruar dhunë fizike. Një ditë më parë, 24-vjeçari Rraja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krujës vetëm me akuzën e ‘Përndjekjes’.

Të fundit