Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit, vajza e themeluesit të Huawei padit Kanadanë

Pas arrestimit, vajza e themeluesit të Huawei padit Kanadanë

Shefja e financave të gjigandit teknologjik Huawei, Meng Wanzhou ka paditur shtetin kanadez për arrestimin dhe përpjekjet për ekstradimin në SHBA.

Meng Wanzhou është arrestuar në dhjetor në aeroportin e Vancouver, nën akuzat e mashtrimit dhe thyerjes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Ajo paditi qeverinë e Kanadasë, Policinë Kufitare dhe Policinë Federale për shkeljen serioze të të drejtave të saj civile.

Kanada, po në të njejtën ditë, nisi zyrtarisht procesin për ekstradimin e saj në SHBA. Ajo do të shfaqet në gjykatë më 6 mars, ku do të konfirmohet kërkesa e Kanadasë për ekstradimin e saj në SHBA.

Meng është vajza e themeluesit të Huawei. Arrestimi i saj ka acaruar më shumë marrëdhëniet mes Kinës, SHBA dhe Kanadasë.

Të fundit