Flash News

KRYESORE

Pas arritjes së marrëveshjes, Zaev shkon për pushime në Greqi

Pas arritjes së marrëveshjes, Zaev shkon për pushime në

Kryeministri Zoran Zaev po e kalon fundjavën në Halkidiki të Greqisë. Sipas radios së Selanikut, Zaev vazhdoi një pushim të fundjavës atje me gruan e tij, të shoqëruar nga një prej zëvendëskryeministrave, i cili është gjithashtu me gruan e tij, transmeton vecer.

Sipas radios greke, Zaev do të kalojë natën në një nga kampet në pjesën e parë të gadishullit, Kassandra, dhe nesër do të kthehet në Maqedoni.

Qëndrimi i Zaev në Greqi është thjesht privat dhe nuk janë planifikuar takime me politikanë apo zyrtarë grekë./INA

Të fundit