Pas Arta Markut, jep dorëheqjen edhe Shefja e Kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Vetëm pak orë pasi Arta Marku dorëzoi zyrtarisht detyrën si Kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme, duke ia lënë postin ish-shokut të saj të klasës, Olsion Çelës, një tjetër e besuar e saj ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për Alketa Ziflën, e cila ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Shefe e Kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës. Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.