Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Pas avionit turk me 11 viktima, rrëzohet helikopteri në East River

VIDEO/ Pas avionit turk me 11 viktima, rrëzohet helikopteri në East

11 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni turk në Iran. Ngjarja e rëndë u shënuar në jugperëndim të Iranit, duke u përplasur me malet në Shahr-e Kord, pranë Chaharmahal dhe Bakhtiari. Por një tjetër helikopter është rrëzuar në Lumin Lindor, pranë Roosvelt Land në New York-shkruan CNN.  

Mësohet se dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe më vonë u raportua se humbën jetën. Duket se piloti i helikopterit ka shpëtuar dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Pas ngjarjes së rëndë ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja dhe policia. Helikopteri ka rënë rreth orës 19.00 me orën lokale (mesnatë në Shqipëri) Sipas mediave amerikane, në bord ishin të paktën pesë persona.

Disa dëshmitarë okularë, që kanë postuar video në rrjetet sociale, kanë raportuar se kanë parë një helikopter të kuq të ulej me shpejtësi drejt ujit duke u përplasur, pas një zjarri në anën e pasme të tij.

Të fundit