Flash News

KRYESORE

Pas babait e vajzës, ndërron jetë dhe 3 vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Gjermani

Pas babait e vajzës, ndërron jetë dhe 3 vjeçarja shqiptare

Dy ditë më parë një aksident i rëndë i mori jetën 26 vjeçarit Valon Mematj dhe të bijës 4 vjeçare, Luisë Memaj. Por fatkeqësisht pas operacionit nuk ka mundur të mbijetojë dhe vogëlushja tre vjeçare Albina.

Tre vjeçarja e cila u aksidentua bashkë me babain dhe motrën e saj, ishte futur në një operacion, shkruan Gazeta Fokus. Ky operacion sipas zëdhënësit të policisë gjermane ka kaluar me sukses, por megjithatë familjarët kanë treguar se ajo ka ndërruar jetë.

Kujtojmë që familja nga Deçani, aksidentin e pësuan në afërsi të qytetit Dunningen, ku në vendngjarje humbën jetën babai 26 vjeçar Valon Memaj dhe e bija 4 vjeçare, Luisë Memaj.

Njoftimi i publikuar në rrjetet sociale:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMË, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.

Ngushëllime familjes Memaj .

Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!

AMIN

Të fundit