Flash News

KRYESORE

Pas “Balena Blu” një tjetër lojë e rrezikshme në “Facebook”

Pas “Balena Blu” një tjetër lojë e rrezikshme

Një tjetër lojë e rrezikshme pas "Balena Blu" po përhapet në ‘Facebook’ e cila grup të targetuar ka fëmijët deri në moshën 14 vjeç.

“Sfida 48 orëshe”, kështu quhet loja e rrezikshme e cila u kërkon fëmijëve të zhduken nga familja apo miqtë e afërt për disa orë. Çdo përmendje në ‘Facebook’ si “i humbur” të shtonë pikë në lojë.

Rasti i parë është regjistruar në Irlandë, ku një nënë nga qyteti Derry ka deklaruar në polici se fëmija i saj kishte më shumë se 55 orë që ishte zhdukur dhe u gjend në një qytet tjetër shumë larg vendbanimit të tij.

“Sfida 48 orëshe” është e ngjashme me lojën e 2015 “Sfida 72 orëshe” e cila ftonte fëmijët të zhdukeshin për 24-72 orë.  

Të fundit