Flash News

KRYESORE

Pas baltës dhe përmbytjeve, Durrësi po përballet me një tjetër problem alarmant  

Pas baltës dhe përmbytjeve, Durrësi po përballet me një

Pas përmbytjeve dhe nivelit të ujit që arriti deri në lartësinë e një automjeti, apo shkarjes së dherave, kryesisht në Kodër-Currila, banorët e Durrësit tashmë po përballen me një tjetër problem shqetësues dhe alarmant.

Prej dy ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ujësjellës Kanalizime Durrës e cila sqaron se shkak është bërë një defekt teknik.

Shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor DN 700 mm në një gjatësi prej 1 m, njofton UKD. Për riparimin e defektit janë dashur rreth 16 orë pune nga pasditja e djeshme.

UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë, që të bëjnë durim deri në normalizimin e furnizimit me ujë.

Të fundit