Flash News

KRYESORE

Pas barazimit me Barcelonën, Zidane fotografohet duke përqafuar Iniestën

Pas barazimit me Barcelonën, Zidane fotografohet duke përqafuar

Pas përfundimit të ndeshjes së “El Classico-s” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit  që përfundoi në barazimin 2-2, trajneri i bardhezinjve, Zidane është fotografuar duke përqafuar Iniestën në shenjë respekti për largimin e tij nga ekipi i katalanasve.

Fotoja është realizuar nga kamerat e televizionit spanjoll “Movistar+”, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes së skuadrave.

Zidane priti Iniestën gati 5 minuta për t’i dhënë përqafimin e lamtumirës, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për futbollistin spanjoll, që pas pak ditësh do të festojë 34-vjetorin e tij të lindjes.

“Më e pakta që mund të bëjmë për një futbollist, që nuk është një lojtar dosido, për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës. E përshëndesim dhe i urojmë fat për të ardhmen”, ka thënë Zidane.

Ndërkohë pak ditë më parë, në një deklaratë për mediat ai u shpreh se nuk do të kishte “nderime” për Barçën duke qenë se fituan kampionatin, pasi as ata nuk i kanë nderuar kur bardhezinjtë kishin fituar “Champions-in”. Më tej Zidane u shpreh se Iniestës do t’i urojnë fat e sukses pas largimit nga katalanasit.

Të fundit