Pas Bashës, ambasadorja gjermane takon e vetme dhe Kryemadhin

Pas takimit me liderin e PD, Lulzim Basha, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz i ka takuar dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

Ky takim me kryetarët e partive opozitare vjen pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Në takimin me Bashën ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Kujtojmë që pasditen e sotme, rreth orës 18.00 është parashikuar të mbahet Këshilli Kombëtar, i cili është hapi i fundit për vendimin përfundimtar të djegies së mandateve.

Nga ana tjetër, ky vendim u unifikua në Grupin Parlamentar dhe në Kryesinë e PD.