Pas Bashës dhe aleatët e PD, Meta thërret në zyrë edhe Sali Berishën

Pasi u takua me kreun e PD dhe aleatët e opozitës së bashkuar, si dhe ish presidentin Rexhep Meidani, kreu i shtetit Ilir Meta vijon edhe sot takimet konsultative.

Sot në zyrë Meta pritet të takohet me ish presidentët Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Alfred Moisiu.

Këto takime vijnë në vazhdën e diskutimeve për krizën politike që ka përfshirë vendin dhe ngërçin për Gjykatën Kushtetuese.

Madje, Meta në letrën e dërguar pak ditë më parë opozitës jashtëparlamentare e cilësoi situatën dramatike për vendin.

Një ditë më parë Meta u takua me paraardhësin e tij Meidani, me të cilin tha se u diskutua zgjidhja e krizës politike dhe institucionale.