Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pas kreut të PD, Lulzim Basha, policia ka ndëshkuar me gjobë edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Mësohet se gjoba ndaj Kryemadhit u vendos pas qëndrimit të saj mbrëmë gjatë gjithë natës pranë godinës së Teatrit Kombëtar në mbështetje të artistëve dhe aktivistëve kundër shembjes së godinës, pas vendimit të miratuar në Këshilli Bashkiak të Tiranës.
Kryemadhi u gjobit për qëndrimin jashtë fshës orare të lejuar , në sajë të masave anti-covid të ndërmarra nga qeveria.
"Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 - 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.
Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:
M.K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I”, njofton policia.
Akuza/ U bashkua me protestën për teatrin, Lulzim Basha gjobitet për herë të dytë nga policia