Flash News

KRYESORE

Pas Bashës, Soreca takim me partitë e koalicionit opozitar

Pas Bashës, Soreca takim me partitë e koalicionit opozitar

Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dje, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca do takohet nesër me partitë e vogla opozitare, të cilat nuk u regjistruan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Takimi do zhvillohet të enjten në orën 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE në Tiranë. Në takim me ambasadorin do marrin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR.

Këto parti u bënë pjesë e koalicionit opozitar të mërkurën (23 prill), dita kur KQZ mbylli afatin për regjistrimin e partive që do të jenë pjesë në zgjedhjet vendore që pritet të mbahen me 30 qershor. Politikanët pritet të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.

Të fundit