Flash News

KRYESORE

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me French Montana, Era Istrefi lajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur Era Istrefi, pas bashkëpunimit të suksesshëm me French Montana, ka lajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Origami”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku ka ndarë me ndjekësit e saj edhe disa nga pamjet e videoklipit të këngës së re.

“Kush është gati për këngën e re, Origami?”, ka shkruar Era bashkangjitur videos.

Titulli i këngës “Origami”, i referohet një termi japonez, i cili lidhet me praktikën e krijimit të figurave të ndryshme nga arti i palosjes.

 

Të fundit