Flash News

KRYESORE

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Luanën, Bujar Qamili duet me Bleona Qeretin

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili, ishte i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin”, ku veç të tjerash foli edhe për projektet e tij të ardhshme muzikore.

Pas suksesit të duetit me Luana Vjollcën, mesa duket këngëtari ka vendosur të bashkëpunojë sërish me një vajzë seksi të tregut muzikor.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti, për të cilën Bujari u shpreh se e ka mike dhe e do shumë.

Ndërkohë vetë Bleona shpërndau mbrëmjen e djeshme një foto në "Instagram" me këngëtarin, ku shkruante se ishte gati për duetin.

“O superyll, ku të duas, kur të duash, çfarë të duash”, shkruan Bleona duke konfirmuar jo vetëm faktin që ata janë miq me njëri-tjetrin, por edhe faktin që ata do të kenë një bashkëpunimin mes tyre.

Të fundit