Flash News

KRYESORE

Pas Behramit, trajneri i Zvicrës përjashton një tjetër shqiptar nga Kombëtarja

Pas Behramit, trajneri i Zvicrës përjashton një tjetër

Ditën e djeshme lajmi i përjashtimit të Valon Behramit nga kombëtarja helvetike beri xhiron e rrjetit. Lajmin ia komunikuan lojtarit me origjinë nga Kosova përmes telefonit.

Trajneri i Kombëtares zvicerane, Vladimir Petroviç, e ka marrë në telefon Behramin  për t`i thënë që nuk ka nevojë për  shërbimet e tij. Behrami u shpreh i zhgënjyer nga ky përjashtim dhe e cilësoi atë tërësisht politik.

Por mesa duket një tjetër shqiptar do të largohet nga Kombëtarja zvicerane, sipas “RSI” pas Behramit nga Zvicra do të largohet edhe futbollisti Blerim Xhemaili. Përveç dy shqiptarëve, Petroviç ka vendosur që të përjashtojë edhe Zhorzhu dhe  Gelson Fernandes.

Të fundit