Flash News

KRYESORE

Pas Beyonce, edhe Ori Nebijaj tregon barkun ‘jo perfekt’

Para disa ditësh, në një intervistë për Vogue, Beyonce tregoi se ajo ka pak bark dhe se nuk dëshiron ta heqë deri sa ti vijë dëshira. Beyonce çdo gjë që thotë dhe bën, e kthen në trend, kështu që mos u çudisni nëse personazhe të famshme tregojnë imperfeksionet e tyre.

Në një postim në Instastory, Ori Nebijaj ka pozuar ashtu si ja ka dashur qejfi, duke u ndierë rehat me vetën dhe duke mos ‘futur’ frymën brenda për të nxjerrë një bark perfekt.  Edhe pse moderatorja e ‘Pushime on Top’ ka forma të lakmueshme, ka vendosur që të mos stërmundohet shumë për realizimin e kësaj fotoje.

Është e pamundur të ulesh e të mos formohet pala e barkut, kështu që Ori e ka postuar ashtu pa filtra dhe lodhje të tepërt.

Të fundit