Flash News

KRYESORE

Pas Bolonjës, një tjetër ekip i "Serie A" interesohet për De Biazin

Pas Bolonjës, një tjetër ekip i "Serie A" interesohet

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, së fundmi është bërë shumë i kërkuar nga ekipet e "Serie A", të cilat kanë shfaqur interesim për të.

Sipas mediave italiane, trajneri i ekipit të Kaljarit rrezikon shkarkimin për shkak të rezultateve të dobëta, të cilat u thelluan edhe më shumë me humbjen e fundit ndaj Atalantës.

Klubi po mendon të ndryshojë stafin teknik  dhe veç të tjerëve, në tavolinë është hedhur edhe emri i trajnerit De Biazi.

Në listën e publikuar, përveç tij janë edhe emrat e Roberto Donadonit, Masimo Karreras dhe Andrea Stamaçonit.

Kujtojmë se një javë më parë, De Biazi u afrua me skuadrën e Bolonjës, por kjo e fundit zgjodhi Sinisha Mihajloviç.

Ish-trajneri i Përfaqësueses kuqezi është pa një ekip, që pas aventurës aspak të lumtur me Deportivo Alavesh në kampionatin spanjoll.

Të fundit