Flash News

KRYESORE

Pas Britanisë së Madhe, Kina ndalon prodhimin e makinave të naftës

Pas Britanisë së Madhe, Kina ndalon prodhimin e makinave të

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina ka në plan të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë.

Është pikërisht Zv.ministri kinez i Industrisë, i cili njoftoi se tregu më i madh i automomjeteve në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi.

“Masat që do të ndërmarrim do të sjellin ndryshime drastike në zhvillimin e industrisë sonë të automjeteve”, tha Xin Guobin për agjencinë shtetërore të lajmeve “Xinhua”.

Kina ka prodhuar 28 milionë automjete vitin e kaluar, rreth një të tretën e totalit në rang global. Si Britania, edhe Franca kanë njoftuar tashmë planet për ndalimin e makinave me naftë deri në vitin 2040, përpjekje e tyre për të ndaluar ndotjen e ambientit.

Prodhuesi kinez i makinave, “Volvo” njoftoi në korrik se të gjitha modelet e reja të automjeteve do të kenë motor elektrik nga viti 2019. Geely, pronari kinez i “Volvo”-s, synon që të shesë një milion makina elektrike deri në vitin 2025. Edhe firma të tjera globale të prodhimit të makinave, si “Renault-Nissan”, “Ford” apo “General Motors” janë duke punuar që të gjitha në zhvillimin e makinave elektrike në Kinë.

 

Të fundit