Flash News

KRYESORE

Pas Bruçajt, tërhiqet një tjetër kandidat nga gara për kreun e KMSH

Pas Bruçajt, tërhiqet një tjetër kandidat nga gara

Pas Skënder Bruçajt, është tërhequr nga gara për kreun e Komitetit Mysliman Shqiptar, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Nuk dihet arsyeja se përse Hoxha është tërhequr nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve. Por edhe  tërheqja nga gara dje pasdite e kreut aktual, Skënder Bruçaj, ka ngritur dyshime se zgjedhja e pasardhësit të tij po diktohet nga Turqia në bashkërendim më politikën në Tiranë.

Në garë kanë mbetur Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

https://politiko.al/terheqja-e-paralajmeruar-skender-brucaj-koke-turku-e-marreveshjes-rama-erdogan/

Të fundit