Flash News

KRYESORE

Pas çizmes në Kuvend, si reagojnë Kryemadhi dhe Ruçi kur përballen me njëri-tjetrin

Pas çizmes në Kuvend, si reagojnë Kryemadhi dhe Ruçi kur

Monika Kryemadhi dhe Gramoz Ruçi janë përballur sot në Katedralen Ortodokse, ku kishin shkuar për të uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes.

Ruçi ndodhej në sallë kur Kryemadhi hyri dhe u drejtua për te Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndonëse ndodhej aty pranë, Ruçi nuk bëri asnjë reagim, duke qëndruar ulur dhe duke pritur sjelljen e Kryemadhit. Kjo e fundit pasi u përshëndet me Janullatosin, u drejtua për te Ruçi, me të cilin shkëmbyen edhe puthje.

Pas zgjedhjes së Arta Markut kryeprokurore, kur në Kuvend u lëshuan çizme dhe dosje në drejtim të qeverisë Rama dhe kryetarit Gramoz Ruçi, kundërshtarët politikë kanë bërë disa minuta paqe për hatër të festës.

Të fundit