Flash News

KRYESORE

Foto/ Pas daljes nga “Big Brother”, Benardi e merr Xhenin në shtëpinë e tij

Ishin një nga çiftet më simpatike të “Big Brother” dhe shumë adhurues të tyre nuk e pritën aspak mirë lajmin se ishin pikërisht Xheni dhe Benardi ata që do të linin garën në gjysmë këtë të shtunë.

Mirëpo, duket se “Big Brother” për ta vazhdon edhe jashtë. Disa herë Benardi i ka thënë Xhenit se ai nuk do ta takonte me familjarët pasi duhet të sigurohej vetë nëse ajo ishte vajza e duhur, megjithatë ai e ka preferuar që t’i lërë mënjanë fjalët e tepërta dhe ta prezantojë të dashurën e tij me familjen shkruan Blitz.al.

Madje Xheni ka postuar edhe fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë nipin e Benardit, fakt ky që tregon se ajo ka nisur të përshtatet mirë me familjen e të dashurit të saj. Një tjetër rast që e dëshmon këtë ka qenë fakti se ata të dy kanë vizituar një mik të Benardit i cili gjendej i shtruar në spital.

 

Të fundit