Flash News

KRYESORE

Pas daljes nga prokuroria, Lefter Alla refuzon t’u përgjigjet mediave

Pas daljes nga prokuroria, Lefter Alla refuzon t’u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili u thirr për të dëshmuar për në prokurori lidhur me videon që u bë publike në media, ku pretendohet se Alla konsumon kokainë në një ambient publik.

Pas daljes nga prokuroria, Alla ka refuzuar të flasë për mediat.

Ishte gazetari Artan Hoxha, i cili bëri dje publike videon që u shpërnda në media.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, në reagimin e djeshëm e quajti montazh të Partisë Demokratike, që pasi ka humbur Bulqizën po bën çdo gjë që ta shantazhojë atë.

Ndërsa sot Alla u shpreh se është nisur drejt Tiranës për të paditur ish deputetin e PD, Ervin Salianji i cili kërkoi shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.

Të fundit