Flash News

KRYESORE

Pas darkës me Metën, Veliaj bojkoton Ramën

Pas darkës me Metën, Veliaj bojkoton Ramën

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët e vendit ku shpalli aksionin kombëtar kundër shpërdorimit dhe vjedhjes së ujit të pijshëm. Në këtë takim ra në sy mungesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nuk dihen shkaqet e mungesës së Veliaj por kaq ka mjaftuar që të shfaqen zëra të cilët flasin për një krisje në marrëdhëniet mes kryebashkiakut dhe kreut të qeverisë.

Lajmet e ditëve të fundit, dhe veçanërisht raporti Veliaj-Meta me shumë gjasë mund të kenë ndikuar në marrëdhënien mes Ramës dhe Veliajt. Ky i fundit, mbrëmjen e së enjtes ishte nën shoqërinë e Presidentit, ish-aleatit të Ramës, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Po t’i shtosh kësaj edhe “kunjën” që Rama i adresoi Veliaj nga studio e emsionit “Zonë e Lirë”, ku i kërkoi që kur është jashtë shtetit të mos shpërndajë kronika në media sikur është në krye të punëve të Bashkisë përforcon edhe më tej zëra për një krisje mes tyre.

Të fundit