Flash News

KRYESORE

Pas darkës romantike, Almeda Abazi dhe bashkëshorti përfshihen në aksident

Ditën e djeshme Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman janw përfshirë në aksident automobilistik.

Sipas medias ‘Haberturk’ çifti pasi shijuan një darkë romantike me njëri-tjetrin, Abazi dhe Sayisman janë përplasur nga një taksi në dalje të parkingut të restorantit.

Por fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Megjithatë kjo ngjarje shkaktoi tronditje tek Almeda dhe Tolgahan, madje aktori turk pas ngjarjes është shprehur: “Faleminderit Zotit shpëtuam paq”. Për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme, Tolgahan iu nënshtrua edhe një testi alkooli nga ana e policisë.

Të fundit