Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pas dashurisë platonike me Ramën, Ornela Vorpsi rrëfen si vijoi jeta e saj: Punoja në një kub diskoteke, merrja shumë para
Ornela Vorpsi ka rrëfyer sot në “Opinion” vetveten. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, shkrimtarja dhe piktorja shqiptare ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas tek largimi në Itali e më vonë në Francë.
Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.
“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.
Por po ashtu ajo ka folur edhe per bashkeshortin e saj italian, te cilin shprehet se e ka njohur ne nje diskoteke, aty ku punote si fillim si imazh ne ate diskoteke.
“Por me pas pashe qe vajzat qe kercenin mbi kub nxirrnin me shume para, dhe vendosa te punoja aty per te siguruar te ardhurat e studimeve… Dhe ne kete kub diskoteke, njoha tim shoq”, shprehet ajo.
Vorpsi ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ku ka hapur ekspozitën “Providencë” në ambientet e kryeministrisë.
Deklaratat e saj se: “Unë isha e dashuruaur në mënyrë platonike me Edin, por ai s’mu përgjigj kurrë” dhe se “Edi magjepsi Parisin”, kanë qëne lajmet më të komentuar në media.
“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër” u shpreh Vorpsi disa ditë më parë përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma.
https://www.youtube.com/watch?v=x0VJ7L0h9RY