Flash News

NDËRKOMBËTARE

Pas deklaratës kundër PS, Luan Rama pritet me puthje dhe përqafime nga ministri i rëndësishëm i Edi Ramës

Vetëm pak pasi kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama njoftoi se partia e tij nuk do merrte pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, duke e lënë PS-në të vetme, ai është pritur me puthje dhe përqafime nga ministri i rëndësishëm i qeverisë.

Luan Rama ka takuar jashtë derës së Kuvendit ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, i cili e priti shumë ngrohtë deputetin e LSI, ndonëse ai kishte vetëm pak minuta që sulmoi PS-në dhe kryeministrin Edi Rama.

Rama dhe Ahmetaj ndodheshin edhe në shoqërinë e Lorenc Vangjelit, analisti i njohur, i cili është gjithashtu këshillar i kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Nga fotot shihet se të tre kanë shkëmbyer batuta mes tyre.

 

Të fundit