Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës për Luanën, Eva Murati sqaron: Jeni pre e ‘fake news’

Eva Murati të shtunën e kaluar, e ftuar në emisionin “Thumb”, tregoi se nuk e shihte moderatoren Luana Vjollca si një shembull për ta marrë.

Pikërisht kjo fjali bëri që mediat online të publikonin lajmin me idenë se Eva e kishte fyer Luanën.

Ndërkohë moderatorja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, është shprehur se nuk ka asgjë personale me të dhe se publiku ka rënë pre e ‘fake news’.

“Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerzit të më duan se “ia bera mirë” dikujt por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërisht ofendim? Famtirsisht për brezin tim censura është vetëm një endërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim. Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë.
Fakti që mund te biesh pre e ‘Fake News’ në 2018 është e trishtueshme. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit”, shkruan Eva Murati.

Të fundit