Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane reagon ish deputeti: Çfarë dreq drejtësie e re është kjo?

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane reagon ish deputeti:

Pas deklaratave nga zv. shefi i misionit të SHBA-së në Tiranë, që reforma në drejtësi po funksionon dhe shumë shpejt do të kemi drejtësi të ndershme dhe transparente, ka reaguar ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan me ironi se drejtësia e “re”, sipas tij e ka bunkerizuar dosjen 339, që drejtësia e vjetër e krijoi.

“Drejtësia e “re” e bllokoi dhe bunkerizoi dosjen 339, që Drejtësia e vjetër e krijoi?! Çfarë dreq drejtësië e re është kjo???”, shkruan Vasili.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po iu jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtëisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, u shpreh zv. shefi i misionit në detyrë, Dan Koski.

Të fundit