Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës së Besit, reagon Enca: Harrove që më ofrove rolin, të duhej një ballkon?

Pas deklaratës së Besit, reagon Enca: Harrove që më ofrove
Sonte i ftuar në "Shiko kush luan" është dhe Bes Kallaku. Mbrëmë është publikuar promoja e kësaj puntate dhe në një nga pjesët e shkurtuara, Besi bëri një deklaratë ku tha: “Ermali bën për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.” I menjëhershëm ka qenë reagimi i Encës, e cila ka rrëfyer se para disa muajsh, Besi e ka ftuar vetë që ajo të ishte protagoniste në filmin e tij: “Dy gjëra që unë urrej më shumë në botë është padrejtësia dhe hipokrizia. Spuntoja për këtë video, është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë, ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht ashtu siç do shqiptari duhet t’i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri tjetrit. Në radhë të dytë, ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë, mua m’u desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist  tek të dyja. Dhe pikërisht, pak ditë më vonë, Bes Kallaku shprehet në një emision që Enca ka ballkonin ndërsa X ka profesionalizmin? Pra, i dashur Besi, cila ishte arsyeja që ma ofrove ti këtë rol kryesor për filmin tënd? Sepse isha jo profesioniste? Apo sepse të duhej një ballkon, gjë e cila për mua nuk ka kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. “Jam shumë e zhgënjyer si kolege, por mërzitja ime tjetër ishte seksualizimi i një femre nga ana e tij, mbi të gjitha për një kolege, e mbi të gjitha kur vjen nga një person që është baba, bashkëshort e bir i një femre. Ne nuk kemi punuar asnjëherë bashkë, ti nuk e njeh profesionalizmin tim. Jam e sigurt që nuk do e kesh më mundësinë të punojmë bashkë." Deklarata e saj është postuar në "Xing.al", portal ky që është në emrin e Ermal Mamaqit, kështu që me siguri kjo nuk do jetë deklarata e fundit mes katërshes: Ermal-Enca dhe Besi-Bleona.
 
View this post on Instagram
 

Enca i kthen pergjigje Besit

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Të fundit