Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pas denimit për skandalin seksual, Shukri Xhelili do të hetohet edhe për një tjetër akuzë
Duket se nuk kanë fund telashet për ish kryetarin e bashkisë Dibër. Pas dënimit për një skandal seksual ku ai kërkonte favore seksule një vajse për ti siguruar një vend pune, bëhet e ditur se ai do të hetohet nga Prokuroria e Dibrës edhe për pastrim parash. Lajmi bëhet i ditur nga GSH.al, e cila citon një burim nga kjo prokurori. Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie. Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal.
I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama. Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.
Shukri Xhelili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej 20-vjeçares me iniciale A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune, në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër, për akuza të cilat po vuan edhe dënimin. Pas publikimit të videos, 56-vjeçari pati deklaruar se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtarët e tij.