Flash News

KRYESORE

Pas denoncimit nga PD, arrestohen dy inspektorët tatimorë nga Tirana  

Pas denoncimit nga PD, arrestohen dy inspektorët tatimorë nga Tirana

Një ditë pas denoncimit nga deputeti i PD, Myslim Murrizi, policia ka vënë në pranga dy inspektorët e Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave në Durrës.

Sipas policisë, janë arrestuar Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë. Dy zyrtarët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ pasi u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

“Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas  një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”,  u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;

Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm,  me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Denoncimi i PD

Një ditë më parë, deputeti i PD Muslim Murrizi e denoncoi rastin e njërit prej zyrtarëve të arrestuar në ‘facebook’.

Statusi i plotë:

Kryetari i PS ne njesine nr 3 ne Tirane Artan Kroi, drejtues ne Drejtorine e Pergjithesheme te Tatimeve ,mik i deputetes Klotilda Bushka eshte arrestuar per korrupsion dhe gjobvenie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdher politik.

Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdheruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.

Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.

Duke nderruar emrin, banditi gjobevenes i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit.

Fatmir Xhafaj e ka te kote sepse nuk e shpeton dot trafikantin e droges se PS ne Tatime.

Artan Kroi duhet te denohet edhe per

mosdeklarim dhe fallsifikim te formularit te dekriminalizimit.

Të fundit