Pas deputetëve, edhe prokurorëve iu kërkohet të kontribuojnë me pagën për situatën me pandeminë

Pas Kuvendit të Shqipërisë, që vendosi përgjysmimin e pagave në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura nga masat ndaluese të koronavirusit, edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela iu kërkon prokurorëve e gjyqtarëve përmes një shkresë zyrtare që të kontribuojnë financiarisht për përballimin e situatës nga Covid-19.
Në shkresën zyrtare, Prokurori i Përgjithshëm thekson se paga e prokurorëve dhe magjistratëve mund të cënohet vetëm me ligj.
Megjithatë ai ka bërë thirrje, duke u nisur nga situata e emergjencës në vend të shkaktuar nga përhapja e pandemisë së COVID-19, se është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari përfshirë edhe magjistratët dhe institucionet e drejtësisë.
Kujtojmë që para disa ditësh, Kuvendi mori vendimin për të përgjysmuar pagat e deputetëve dhe të ministrave.
Më poshtë letra