Flash News

KRYESORE

Pas dërgimit të mamasë së tij në spital si pasojë e goditjes në tru, reagon Cristiano Ronaldo

Pas dërgimit të mamasë së tij në spital si pasojë
Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores, është dërguar dje me urgjencë në spital si pasojë e një goditje në tru. Ajo u shtrua ë Spitalin e Dr. Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira, menjëherë pas orës 5 të mëngjesit të ditës së djeshme. Sipas burimeve të brendshme, ajo kishte pësuar një goditje të shkaktuar nga një mpiksje gjaku në njërën prej enëve që çon gjakun në tru. Tashmë, gjendja e Dolores është stabilizuar dhe djali i saj ka reaguar në një status në Twitter. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen për nënën time. Ajo është stabilizuar dhe po kurohet në spital. Unë dhe familja ime dëshirojmë të falenderojmë ekipin e mjekëve që u kujdesën për rastin e saj dhe me mirësjellje ju kërkojmë të na jepni pak privatësi këtë periudhë.”-

Të fundit