Flash News

KRYESORE

Pas dietës së ‘tmerrshme’ të Hirushes, tani në modë është “dieta e gjarprit”

Pas dietës së ‘tmerrshme’ të Hirushes, tani në

Informacioni i madh që marrim nëpërmjet internetit jo gjithmonë është pozitiv dhe duhet ta shohim më objektivisht atë që përthithim nga bota e madhe e internetit dhe e vëmë në jetë. Pas dietës së tmerrshme të Hirushes që u bë virale në gjithë botën tashmë duket se një tjetër ‘mode diete’ po përhapet në internet.

Quhet “dieta e gjarprit” dhe konsiston në atë që duhet të hamë siç hanë gjarpërinjtë. Kjo dietë është krijuar nga një trajner që quhet Cole Robinson dhe ai sugjeron se ne duhet të ushqehemi si gjarpërinjtë duke konsumuar një vakt shumë të bollshëm dhe ai të mban me energji për një kohë shumë të gjatë.

Trajneri thotë se kjo dietë mund të shërojë diabetin e tipit 2 dhe infeksione të ndryshme. Por dietologët kanë paralajmëruar se kjo është shumë e rrezikshme dhe sugjerojnë në mënyrë kategorike të mos provohet, pasi nuk ka asnjë provë që tregon se kjo dietë vlen.  

Të fundit