Pas disa muajsh mungesë, shfaqet Flori Mumajesi

Prej disa muajsh Flori Mumajesi është shkëputur nga jeta publike dhe madje nuk postonte më as në rrjete sociale. Nuk dihej asgjë për jetën e tij që nga momenti kur fitoi “Kënga Magjike” me këngën “Plas”.

Mirëpo pas disa muajsh, miku i tij Klajdi Haruni e ka rikthyer këngëtarin në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Florin.

“Mëngjese vere”, shkruan Klajdi mbi foton ku shfaqet me miqtë e tij më të mirë.