Flash News

KRYESORE

Pas dorëheqjes së Bogdanit, Basha emëron Sekretarin e ri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD

Pas dorëheqjes së Bogdanit, Basha emëron Sekretarin e ri për

 Pas kërkesës së Gerti Bogdanit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e tij nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Duke vlerësuar angazhimin Bogdanit për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha theksoi se kontributi i Bogdanit do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

"Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Basha ka emëruar Arben Kashahun, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare"-thonë burime nga Partia Demokratike.

 

 

Të fundit