Flash News

KRYESORE

Pas drejtorit, shkarkohen dhe gjashtë zyrtarë në Hipotekën e Durrësit

Pas drejtorit, shkarkohen dhe gjashtë zyrtarë në Hipotekën e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  njoftoi sot se pas drejtorit të Hipotekës së Durrësit dhe disa punonjësve për "abuzim me detyrën", janë shkarkuar sot dhe gjashtë specialistë.

Në një deklaratë për mediat, ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, kontrolli i bërë së fundi ka nxjerrë në pah një sërë problemesh.

“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- tha Gjonaj.

Të fundit