Flash News

KRYESORE

Pas dy muajsh, Athina pret fluturimin e parë

Pas dy muajsh, Athina pret fluturimin e parë

Për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, shumë vende u izoluan dhe këto ditë kanë filluar hapjet graduale. Greqia është një tjetër shtet që ka rifilluar udhëtimet me shtetet e tjera. Në Athinë ka mbërritur vioni i parë me pasagjerë nga Gjermania, pas heqjes së ndalimit të fluturimeve.

Udhëtarët, të pajisur me maska, zbarkuan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, ku iu kërkua të plotësonin një formular me të dhënat e tyre personale përpara se të drejtoheshin në pikat e autorizuara të aeroportit për të kryer testet për koronavirus.

Ata do të qëndrojnë në një hotel të zgjedhur nga qeveria deri në shpalljen e rezultatit. Nëse janë pozitivë, do të qëndrojnë në karantinë në hotel për dy javë. Por edhe nëse rezultati është negativ, do të qëndrojnë në karantinë për të njëjtën periudhë kohore në vendqëndrimin e deklaruar. Kjo masë pritet të hiqet në fund të majit.

Të fundit