Flash News

KRYESORE

Pas dy muajsh lidhje, Dua Lipa dhe Anwar Hadid marrin hapin e rëndësishëm

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë vetëm 2 muaj lidhje bashkë por mesa duket po e shijojnë në çdo moment marrëdhënien e tyre.

Ende pa e njohur mirë njëri-tjetrin, dyshja kanë marrë një vendim të rëndësishëm për lidhjen e tyre.

Sipas “Dailymail”, burime pranë dyshes kanë zbuluar se ata kanë vendosur të bashkëjetojnë. Duke qenë se kanë shpenzuar pothuajse të gjithë kohën së bashku, ata po mendojnë të marrin një apartament në New York, për të jetuar të dy.

Lidhja e Duas me Anwar bëri bujë shumë të madhe pasi u mësua vetëm disa ditë pas ndarjes së lidhjes disa vjeçare që ajo kishte me Isaac Carew.

Të fundit