Flash News

KRYESORE

Pas dy orësh e gjysmë, Luzim Basha mbyll protestën me mesazh të qartë për ndërkombëtarët

Pas dy orësh e gjysmë, Luzim Basha mbyll protestën me mesazh

Pas dy orëshe  gjysmë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbyllur protestën para Parlamentit me një mesazh të qartë për ndërkombëtarët; që janë gati të sakrifikojnë gjithçka për votën e lirë.

“Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Më tej ai shtoi se me largimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore mund të zhvillohen zgjedhjet e lira.

“Ne jemi gati që me gjithë faktorët e përgjegjshëm politik të vendit, të hapim rrugën e zgjidhjes së krizës, duke bërë të mundur së pari largimin e shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin dhe ndarjes së pushteteve, realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe dalje e një qeverie të zgjedhur nga popullit”, tha në mbyllje të fjalës Basha.

 

Të fundit