Flash News

E-TJERA

Pas dy vitesh mungesë, boksieri shqiptar rikthehet në ring pas dëmtimit

Boksieri shqiptar Gjetan Keta, është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i veshit të mesëm i pësuar rreth dy vite më parë.

Kjo sëmundje shkakton probleme të mëdha në balancën trupore, duke bërë të pamundër që të zhvillohet një ndeshje boksi në ritme të larta.

Ka qënë vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit, Ismail Keta që ka njoftuar lajmin në "Facebook" rikthimin e boksierit në ring.

Boksieri nga Bulqizatë  mund të përballet me Felgenbutz, një sfidë e cila mund të mos pranohet nga boksieri gjerman.

Kujtojmë që boksieri shqiptar garon për shtetin gjerman, por nuk harron kurrë të ngrejë lart flamurin me ngjyrat kuqezi.

Të fundit