Flash News

KRYESORE

Pas emërimit të Arben Ahmetajt ministër, Rama tjetër kërkesë për situatën pas tërmetit

Pas emërimit të Arben Ahmetajt ministër, Rama tjetër

Pasi kërkoi zgjerimin e kabinetit të tij të ministrave edhe me një karrige të re për rindërtimin (Arben Ahmetajn), kryeministri Edi Rama ka shprehur një tjetër kërkesë lidhur me gjendjen e krijuar në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo gjendje parashikohet të zgjasë sipas ligjit "Per mbrojtjen civile" 30 ditë dhe në rastin konkret, deri në 28-29 dhjetor.

Për këtë arsye, kryeministri i ka drejtuar një kërkesë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall dy ditë pas tërmetit dhe është shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Të fundit