Flash News

KRYESORE

Pas Erës, Roberti gati për këngën e re me këngëtarin xhamajkan

Çdo ditë e më shumë artistët shqiptarë po tentojnë të kalojnë kufijtë e Shqipërisë, duke tentuar karrierë ndërkombëtare. Deri më tani, më e suksesshmja ka rezultuar Era Istrefi, e cila është në kulmin e karrierës së saj ndërkombëtare.

Mirëpo, edhe Robert Berisha, kunati i saj dhe bashkëshorti i Nora Istrefit, ka paralajmëruar fansat se është gati për këngën më të re, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur xhamajkan, Bay-C.

Këngë e re po vjen”, shkruan Roberti poshtë fotos.

Bay-C është një këngëtar i suksesshëm xhamajkan, i cili është bërë i njohur në të gjithë botën. Në vitin 2015 ai ka kryesuar listat e “MTV”-së në Gjermani. Nuk e dimë nëse është bërë Era shkaku i njohjes së tyre, por familja Istrefi-Berisha po punon shumë në tregun muzikor.

Të fundit