Flash News

KRYESORE

Pas Ergys Agasit, dorëhiqet një tjetër drejtori i rëndësishëm i LSI-së

Pas Ergys Agasit, dorëhiqet një tjetër drejtori i

Tashmë që PS mori nën kontrol Ministrinë e Mjedisit, kanë nisuur dorëheqjet e para të drejtorëve të LSI-së.

Është pikërisht Ergys Agasi, Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Ergys Agas, i cili ka dhënë dorëheqjen. Me anë të një statusi në Facebook, ai shpreh falenderimet e përzemërta për ish-ministrin Lefter Koka me të cilin ka bashkëpunuar për 4 vite.

REAGIMI i Ergys Agasit: 

 "Këto 4 vite, në krye të institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni !

Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit

Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka!"

LARGOHET DREJTORI I DYTË I LSI-SË

Veç drejtorit Ergys Agasi,  është larguar një tjetër drejtor i rëndësishëm i LSI-së.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Engjell Zeqo. Burime pranë kompanisë bënë të ditur se ndryshimi është bërë sot në mëngjes, ndërkohë që ende nuk është bërë i dituremri i drejtorit të ri.

 

Të fundit