Flash News

KRYESORE

Pas Facebook, një tjetër rrjet social përfshihet në skandalin e shitjes së të dhënave

Pas Facebook, një tjetër rrjet social përfshihet në

Pas Facebook, një tjetër rrjet social është përfshirë në skandalin e shitjes së të dhënave personale të përdoruesve.

Bëhet fjalë për rrjetin social twitter, e cila e ka pranuar se ka shitur të dhëna nga “Cambridge Analytica”.

Ndërmarrja  tregtare  e Kogan, kishte marrë akses për një masë të rastësishme të tweets publike për një periudhë pesë mujore midis dhjetorit 2014 dhe prill 2015, shkruan News.com.au, raporton politiko.al.

Por, në një deklaratë, kompania reagoi duke sqaruar se nuk ishte i njëjti lloj thyerjeje të të dhënave që prekte Facebook, sepse tëeets kishin qenë të informuar për këtë gjë.

"Bazuar në raportet e fundit, nuk kemi gjetur ndonjë qasje në të dhënat private për njerëzit që përdorin Twitter. Ndryshe nga shumë shërbime të tjera, Tëitter është publik nga natyra e tij. Njerëzit hapin Twitter për të folur publikisht, dhe tweets publike janë të shikueshme dhe të kërkueshme nga kushdo", tha kompania.

Twitter i shet këto të dhëna publike te organizatat tregtare, të cilat merren me analizimin e përdoruesve,  shërbimin e konsumatorëve, ndjenjën publike, ose reagimet ndaj ngjarjeve të caktuara./Politiko.al/

 

 

Të fundit