Flash News

KRYESORE

Pas Facebook, tjetër skandal vë në rrezik të dhënat e përdoruesve

Pas Facebook, tjetër skandal vë në rrezik të dhënat e

Pas skandalit të Facebook për përdorimin e të dhënave personale, një tjetër zbulim masiv me të dhëna personale që i përkasin mbi një miliard profileve është gjetur në një server të pasigurt të “Google Cloud”.

Pronari i tij është ende një mister, ndonëse ky është skandali më i madh, i cili lë pas historinë e Facebook.

Të dhënat e publikuara përfshijnë numrat e telefonit, adresat e postave elektronike dhe profilet e mediave sociale, të cilat ishin të pambrojtur në një server anonim në “Google Cloud”.

Zbulimi u bë nga studiuesit e sigurisë Vinny Troia dhe Bob Diachenko, të cilët e gjetën teksa po kërkonin për të rregulluar problemet e muajit të kaluar.

Pasi ata raportuan ekspozimin masiv, të dhënat u zhdukën brenda disa orësh.

Nuk është e qartë se kush i zhduku, por zbulimi i të dhënave të 1.2 miliard profileve është i mjaftueshëm për të shkaktuar alarm.

Të fundit