Flash News

KRYESORE

Pas falimentit, Bari kalon në pronësinë e De Laurentiis

Pas falimentit, Bari kalon në pronësinë e De Laurentiis

Presidenti i Napolit, De Laurentiis tashmë ka marrë në pronësinë e tij edhe klubin e Barit, i cili nuk arriti dot të kalonte në “Serie A”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, i cili tha se tashmë ekipi i kishte kaluar biznesmenit napoletan.

“Tifozët më kanë kërkuar kompetencë, transparencë dhe respekt dhe besoj se me zgjidhje ne De Laurentiis, kam respektuar këto tre parime”, u shpreh kryebashkiaku i Barit.

Gjithsesi telashet për barezët filluan menjëherë, me skuadrën që shpalli falimentin, çka solli largimin e të gjithë pjesëtarëve të stafit, përfshi edhe futbollistët.

Të fundit