Flash News

KRYESORE

Pas fejesës Meghan Markle fshin të gjitha llogaritë në rrjetet sociale

Vetëm pak kohë pas fejesës me princ Harryn, Meghan Markle ka fshirë të gjitha llogaritë e saj privatë në rrjetet sociale.

Nëse klikon në llogaritë e Meghan, qoftë në Instagram, Facebook apo Twitter do të shfaqet një shënim ku thuhet se kjo faqe nuk është më  disponueshme.

Për ‘UsWeekly’ pallati mbretëror raportoi se Markle nuk i ka përdorur për një kohë të gjatë këto rrjete sociale prandaj ajo vendosi që t’i mbyllë të gjitha.

Ky vendim nuk ishte i papritur pasi asnjë anëtarë i familjes mbretërore nuk duhet të ketë rrjete sociale sepse aktivitetet e tyre të ditës publikohen në faqen zyrtare të pallatit mbretërorë.

Postimi i fundit i aktores Meghan Markel në ‘Instagram’ ishte në prill të 2017-ës.  Ndërkohë pritet që në 19 maj të këtij viti të zhvillohet ceremonia e tyre e dasmës, e cila do të transmetohet e gjitha në televizion.

Të fundit