Flash News

KRYESORE

Pas Fifty Shades Freed, Rita Ora pjesë e filmit “Detective Pikachu”

Pas Fifty Shades Freed, Rita Ora pjesë e filmit “Detective

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora i është rikthyer rolit të saj si aktore duke iu bashkuar kastit të filmit “Detective Pikachu”, një film i frymëzuar nga Pokemon. Sipas “Pop Crush”, filmin e producentit Rob Letterman do ta startojnë aktorët Ryan Reynolds dhe Justice Smith, ndërkohë që roli i Ritës nuk është bërë i ditur akoma.

“Detective Pikachu” është planifikuar të shfaqet më 10 maj 2019, ndërkohë pritet që puna e Rita Orës në ekranet botërore do të vazhdojë të shkëlqejë gjithashtu edhe në filmin ‘WonderWell’.

Së fundmi këngëtarja ka bashkëpunuar me Liam Payne për këngën 'For You' , që është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed” dhe aktualisht po punon për një albumi të ri.

Të fundit